Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar gazetari Mustafa Nano për të diskutuar lidhur me disa nga temat më aktuale në vendin tonë.
Ai foli edhe për situatën në PD për të cilën tha se ka marrë fund në vitin 1996 kur është ushtruar dhunë barbare mbi deputetët. Nano tha se aty arriti të shuante çdo dilemë që kishte për Berishën dhe ato që pasuan nuk e habitën.
“PD për mua ka marrë fund në vitin 1996. Unë kam qenë në Itali kur u arrestua Fatos Nano dhe atëherë jam shqetësuar për herë të parë. Ky ka qenë gjesti i parë i rëndë. Pastaj i dyti ka qenë 96 kur u rrahën deputetët. Kur u ushtrua dhunë ndaj deputetëve në mënyrë spektakolarë në sheshin “Skënderbej”, aty thashë që ky është . Aty unë me Berishën nuk kam pasur më asnjë dilemë dhe kaq ka mjaftuar që ai të hidhet në koshin e plehrave lëre më pastaj 97 e 98 e 21 janari e me rradhë. Berisha nuk diti ta mbyllë me nder karrierën e tij në politikë dhe iu dhanë shanse plot që ta bënte këtë. Berisha ka përfunduar keq në histori”, u shpreh Nano.
/a.r