Ka nisur procesi i ri zgjedhor në Partisë Socialiste për kryetarët e partive në 61 degë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale disa foto nga Devolli, ku atje ka nisur ballafaqimi mes kandidatëve përpara anëtarësisë.
Ky proces i dytë për zgjedhjen e kryetarëve, sipas Ramës, do të mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm i kryesisë socialiste.
“Maliq, Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikëqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, shkruan Rama.
/e.d