Në ceremoninë e nderimit të Presidentit Nishanit, ishin sot të pranishëm politikanët më të rëndësishëm nga e gjitha bota shqiptare, që i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bujar Nishanit. Në homazhe kanë qenë jo vetëm demokratët, por edhe pothuajse gjithë deputetët socialistë, gazetarë, artistë etj.
Një moment që ka kapur vëmendjen e fotografëve ka qenë kur ish-kryeministri Sali Berisha është kapur duke qeshur, teksa përshëndeste ish-Presidentin Rexhep Mejdani. Një tjetër personazh që ka çuditur në ceremoni ka qenë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është paraqitur me një kapele si në plazh./m.j