Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në datën 3 maj në fluturimin e Jet3 të linjës Londër-Kretë. Siç bëhet me dije nga mediat e huaja policia tërhoqi zvarrë një pasagjer britanik të dehur dhe me pantallona gjysmë të ulura pasi sipas raportimeve, ai urinoi mbi vëllain e tij dhe filluan të zihen me grushta.
Sipas linjës ajrore, Alfie Springthorpe dhe vëllai i tij Kenneth po gjobiten me 50,000 euro për incidentin, i cili ndodhi më 3 maj.
Një pasagjer i tronditur, i cili mbetet anonim, ka regjistruar një video ku shihet një nga vëllezërit duke u ndaluar nga një oficer policie greke në avion dhe duke u drejtuar në dalje.
Gjithçka nisi kur njëri nga dy vëllezërit tentoi të shkonte në tualet, por ishte aq i dehur sa nuk mundi as të ngrihej. Kështu ai urinoi mbi vëllain me pasojë një sherr mes tyre. Një grua me një foshnjë të ulur në ndenjësen e përparme, ka marrë një goditje në kokë, pa u lënduar rëndë.
Piloti i Jet2 u detyrua të devijonte fluturimin drejt Korfuzit për të zbritur dy vëllezërit nga avioni, ndërsa njëri prej tyre u arrestua, pasi i bëri rezistencë policisë. Një pasagjer tha se stafi gjeti gati dy shishe bosh vodka nën sediljet e vëllezërve.
Incidenti rezultoi në udhëtimin e më shumë se 200 pasagjerëve duke u vonuar me më shumë se tre orë e 45 minuta.