“Moti do të jetë i keq për mëkatarët e shumtë të shoqërisë shqiptare.” Ky është “parashikimi” që analisti Lorenc Vangjeli ka bërë, i ftuar në ABC Live pasditen e së enjtes, ndërsa diskutohej për goditjet e radhës që priten nga SPAK e BKH.
Pritet që në ditët në vijim, sipas analistit, që të dalin në sipërfaqe ato që ai i cilësoi si “prova ngjethëse”. Dhe, për ta kuptuar se ç’do të ndodhë, ai thotë që mjafton të studiojmë më vëmendje ato që thotë ish-kryeministri Sali Berisha.
Lorenc Vangjeli, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat që Berisha ka bërë së fundmi për operacionin “Golden Bullet”, tha se në morinë e atyre që lideri historik i demokratëve publikon në llogarinë e tij në Facebook, mund të gjenden edhe të vërteta ose shkëndija të asaj që pritet të ndodhë.
“Kjo po ndodh. Publiku po merr provat. Ka heshtje pasi pritshmëritë janë të larta. Moti do të jetë i keq për mëkatarët e shumtë të shoqërisë shqiptare. Qoftë ata të politikës, ata të kallashnikovit apo gishtat që shkrepin këmbëzën. Dobësitë e politikës forcojnë krimin dhe anasjelltas. Mbetet vetëm për t’u shpresuar. Goditjet janë. Nesër do të kemi prova më ngjethëse. Ndonjëherë për të kuptuar se çfarë ndodh ia vlen të lexohet me vëmendje doktor Berisha. Në mediat e tij sociale gjen herë pas herë shkëndija… të asaj që do të ndodhë. Do t’ju ftoja të dëgjoni deklaratat e tij të fundit në parlament ose në konferencën për shtyp. I drejtohej me emër një të dyshuari të tillë dhe i kërkonte të dhëna. Berisha, e përdor politikisht informacionin që merr, informacioni që ai jep shpesh elementë ngjethës vërtetësie, herë pas here ka të drejtë. Berisha është një burim informacioni i dorës së parë. Nga lumenjtë e pafundëm të marrëzisë që ai derdh herë pas herë, shpesh mund të gjeni lëndën tonë të parë të ditës.”
Kujtojmë se nga fundi i prillit Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat u ndal tek rrëfimet tronditëse që ka bërë Nuredin Dumani para SPAK. Duke bërë një vlerësim për Dumanin për faktin që ka nisur të rrëfejë krimet, Berisha u shpreh se ai duhet të nxjerrë çdo të vërtetë dhe të tregojë, siç u shpreh ai, fytyrën e vërtet të qeverisjes.
Mes të tjerash ai tha se bandat e Elbasanit vijojnë të kontrollojnë prokuroritë dhe institucionet.
“Është ajo e Nuredin Duamnit. Një serial killer që po zbërthehet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për tu rrëfyer. Por i bëjë thirrje të rrëfej çdo gjë se absolutisht deri në tani nuk ka thënë gjë tjetër por ato që i dinë të gjithë. Bandat e Elbasanit kanë qenë fund e kryet të lidhura me qeverinë. Ata kanë pasur prokurorinë e Elbasanit por edhe ministra. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet se çfarë është një i penduar i drejtësisë. Është një njeri që rrëfen krimet që ka bërë për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranueshme. Por i bëjë thirrje të bëjë të plotë. Se ka një tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Dëshmojnë qartë atë që është thënë nga mediat dhe shoqëror. Është denoncuar me kohë. Vrisnin dhe palckisnin bënin cdo gjë. I bëj thirrje të dalin tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën.”
Sipas Vangjelit, fakti që Berisha thërret një emër një “bandit” të tillë dhe i bën thirrje të tregojë gjithçka që di, flet shumë për atë që pritet të ndodhë.
g.kosovari
Informacionin doktiri e merr te sakte nga militant we jane ne organet lgj zbatuese. Militantet prokurir i dhabe sidite e dosjes 184 per gazeten Billd.Nuk pyesin per sekret hetimot militantet e PD