Malësi e Madhe- Tmerr për një çift nga Vermoshi. Tom Tinaj me bashkëshorten e tij kanë rënë pre e hajdutëve që i kanë keqtrajtuar dhe grabitur.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës. Dy të moshuar, në shtëpinë e tyre, janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur. Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se më pas hajdutët kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së Tom Tinaj dhe janë larguar duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim për ngjarjen.
/a.r