Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht një 46-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur, 17-vjeçare.
Sipas asaj që ka njoftuar policia, dyshohet se e mitura, ka goditur me mjet prerës vëllain e saj, një 18-vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu sipas policisë, nëna dhe vajza nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të uniformave blu për shoqërimin e tyre në komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r