Këtu janë 86 kg marijuanë me vlerë rreth 300.000 euro që janë transportuar nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut ndërsa destinacioni final do të ishte Greqia.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut lënda narkotike është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari nga Ohri.
Nga ana e policisë është dhënë urdhër për ndalim të “Audit A4”, por shoferi jo vetëm që nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi duke përplasur edhe dy automjete të ministrisë së Brendshme. Më vonë policia ka ndaluar makinën, ndërsa në pranga është vënë shoferi 23 vjeçar.
Përgjatë rrugës 23 vjeçari ka hedhur katër thasë nga makina. Nga ekspertiza është vënë re se në qeset pranë makinës janë gjetur disa pako me marijuanë, të cilat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë. Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e A.G. në Ohër janë gjetur 17 fishekë të kalibrit të ndryshëm, tha zëdhënësja e MPB-së.
/e.d