Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku 37-vjeçarja Leze Qosja është gjetur e pajetë në një kanal në afërsi të Bypassit në Shkodër.
Abc mëson se gruaja ka lindur në Theth dhe mbiemrin e vajzërisë e ka pasur Shyti. Më pas ajo është martuar në Tropojë dhe ka marrë mbiemrin Qosja. Megjithatë, 37-vjeçarja ishte divorcuar nga burri me të cilin nuk pati trashëgimtarë.
Shkak i divorcit është bërë dhuna dhe Lezja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më 18 maj kur Qosja kishte të paktën 1 ditë që ishte larguar nga banesa.
Ekspertët mjeko-ligjorë të Shkodrës, nga këqyrja e trupit të pajetë kanë arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me vrasje, megjithatë, përcaktim të saktë të arsyes së vdekjes nuk ka ende. Kujtojmë se trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër. Trupi ishte pjesërisht i dekompozuar kur u gjet.
g.kosovari