Bashkim Osmani, i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj e gjysmë më parë nga EUROPOL dhe EUROJUST, një shqiptar nga Kosova, është liruar nga autoritet spanjolle në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh.
Mediat spanjolle “Mallorca Zeitung” shkruan se organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi afro tre muaj në paraburgim.
Të martën, gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta.
Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë.
Nër shkurt 45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë. Eurojust dhe Europol mbështetën një seri aksionesh të ndërmarra në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Të arrestuarit dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.
/a.r