Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për emigrantët në Greqi.
Rama bën me dije se shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt grekë Kretë e Rodos janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre pa qenë nevoja të udhëtojnë në Athinë ose Shqipëri, duke dhënë kështu një lajm të mirë për emigrantët në Greqi.
“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
/a.r