“Raketat amerikane me rreze veprimi prej rreth 70 km janë të mjaftueshme që ushtarët ukrainas të zmbrapsin ofensivën ruse.” Kështu është shprehur këshilltari kryesor i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Komentet e Oleksiy Arestovych vijnë si reagim ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili bëri të ditur se nuk do të dërgonte në Ukrainë sisteme raketash “që mund të godasin Rusinë”.
Duke folur me avokatin rus Mark Feygin në kanalin e tij në YouTube, Arestovych tha se raketat MLRS (sistemi shumë-raketor me rreze të gjatë) që mund të godasin deri në 70 km do të ishin “më se të mjaftueshme për ne”.
“Nëse ata nuk planifikojnë të na japin ato me rreze 300 km, së pari- mund të bëhet fjalë vetëm për këtë stad. Dhe së dyti, 70 km do të ishin më se të mjaftueshme,” tha ai.
Kujtojmë se Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar shpërndarjen e MLRS për të kundërshtuar bombardimet e rënda të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit. Por ekziston frika që Rusia t’i konsiderojë dërgesat e armëve të tilla të rënda si provokim që mund të përshkallëzonte situatën, dhe mund të detyrojë SHBA-të dhe aleatët e saj të NATO-s të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt me Moskën.
g.kosovari