Elon Musk është kapur mat me të dashurën e re, aktoren australiane, Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve, St Tropez.
Dyshja është fotografuar duke shijuar një vakt në hotelin ‘Chavel Blanc’, ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë në natë, ku sigurisht nuk është asgjë për njeriun më të pasur në botë.
50-vjeçari dhe 27-vjeçarja ishin ulur në një tavolinë pranë pishinë dhe dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Basset ishte veshur mjaft elegante me një fustan Zadig dhe Voltaire prej 698 dollarë. Gjithashtu mbante veshur edhe sandale argjendi dhe një çantë të ngjashme.
Nga ana tjetër, Musk, kishte zgjedhur një bluzë gri të errët, xhinse të zeza dhe çmime të zeza lëkure.
“Daily Mail” shkruan se ata kanë nisur që të takohen në shkurt të këtij viti, ku u panë duke zbritur nga avioni privat i Elon në Los Angeles.
Ndërkohë kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, ish-e dashura e Musk, Grimes, solli në jetë fëmijën e tyre të dytë. Por ata i dhanë fund romancës së tyre dy muaj para se të bëheshin prindër sërish, në shtator .
Kujtojmë se njeriu më i pasur në botë është baba i shtatë fëmijëve. Ai gjithashtu është i divorcuar tre herë, dy herë nga e njëjta grua.
g.kosovari