Panik në Kamëz. Qëllohet me breshëri automatiku në drejtim të biznesit të një gruaje.
Ngjarja ka ndodhur në orën 00:20 pas mesnate në rrugën “Skënderbej”.
Autorë ende të pa identifikuar nga policia, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të E. M.. Nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pak minuta më vonë një automjeti iu vendos tritol po në Kamëz.
/a.r