Zyrtarisht ka nisr stina e turizmit në Shqipëri. Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit.
Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.
Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.
Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet të ketë epiqendrën e tij në Durrës teksa heqja e kufizimeve të pandemisë do të ketë efekt edhe në Sarandë ku turistët e organizuar vijnë nga aeroporti i Korfuzit.
/a.r