Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Kamzës në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi e vogël eksplozivi e vendosur poshtë një automjeti.
Mjeti tip Audi Q7 ka qenë i parkuar pranë Bulevardit Blu në momentin e shpërthimit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, dëme kanë pësuar dhe dyqanet e zonës, të cilëve iu janë thyer xhamat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit.