Pas vendimit të Partive Popullove Europiane për të lënë jashtë PD-së nga zgjedhjet për presidentin e ri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili thotë se një gjë e tillë ishte e pritshme.
“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij.
Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve”, shkruan Bardhi.
Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të PD i ka dhënë pasojat e para. Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.
Në dokumentin që botuam me heret, PD nuk ka asnjë delegat, i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE.
Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, i cili tha se nëse kjo forcë politike kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar rikthimin e Berishës do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja./m.j