Për të kaluar një ditë të qetë lexoni këto 5 thënie të menqura që i kemi zgjedhur nga persona të cilët kanë lënë gjurmë në histori të botës tonë.
Këtu mund të hasni në thënie nga Albern Einstein, shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit XX. Edhe pse filloi të fliste pas një moshe të rritur dhe kishte vështirësi në lexim e ishte një fëmijë i mbyllur, ai në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë.
1. ALBERT EINSTEIN – Edukimi nuk është të kemi njohuri mbi fakte, por trajnimi i mendjes për të menduar.
Një tjetër fjali në këtë tekst është e thënë nga Martin Luther King-u, një amerikan klerik apo ikonë e të drejtave të njeriut. Qëllimi i tij kryesor ishte që të drejtat civile të përparojnë dhe u mundua të ndihmonte sa më shumë në këtë fushë. Martin Luther King është poashtu autor i shumë librave të susksshëm.
2. MARTIN LUTHER KING – Dashuria është e vetmja gjë që mund të kthejë armiqësinë në shoqëri.
Personaliteti tjetër i shquar me një thënie mjaft të famshme është shkrimtari Mark Twain. Ai njihet me një fëmijëri mjaft të vuajtur. Nga 12 vjec filloi të punonte si tipograf ku edhe shprehu interesim për letërsinë. Dëshira e tij e madhe që të publikonte tekste në gazeta e bëri atë një shkrimtar të dashur . Libri më i njohur i Mark Twain është ”Avanturat e Tom Sojerit’.
3. MARK TWAIN – Sinqeriteti është gjuha e cila mund të dëgjohet nga i shurdhuri dhe të shihet nga i verbëri.
Të gjithë e njohim si Ati i Kombit, Mahatma Gandhi. Ai ishte i pari i lëvizjes ”Satayagrah” apo Fuqia e Shpirtit. Filozofia e Gandit ishte që të luftoj për liri në të gjithë botën. Ai fitoi pavarësinë e Indisë dhe ditëlindja e tij festohet në Indi si ”Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës”.
4. MAHATMA GANDHI – Gëzimi është kur ajo çfarë ti thua, çfarë mendon dhe çfarë bën, janë në harmoni.
Gjithsesi se Nëna Terezë pas gjithë punës së pa ndalshme la mendime të vlefshme. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu apo Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe. Ajo ishte murgeshë katolike romake e bekuar nga Vatikani. Ajo vdiq ne Kalkuta të Indisë.
5. NËNË TEREZA – Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por edhe gjërat e vogla mund ti bëjmë me dashuri të madhe./Gazeta globale/