Ndërkohë që ishin për shumë kohë forca e vetme e rezistencës ukrainase në qytetin port të Mariupolit në uzinën Azovstal, fati i ushtarëve tashmë të dorëzuar mbetet i panjohur.
Megjithatë, ditën e sotme është dhënë një indicie në lidhje me atë se çfarë i pret ushtarët ukrainas.
Yuri Sirovatko, ministri i drejtësisë i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore, separatist pro Moskës, ka bërë me dije se ushtarët e kapur nga trupat ruse, mund të përballen me dënimin me vdekje.
Të paktën 1,000 luftëtarë ukrainas, duke përfshirë anëtarë të batalionit Azov, u transferuan në territorin e kontrolluar nga Rusia më shumë se një javë më parë pasi uzina e çelikut Azovstal në Mariupol u pushtua nga forcat ruse.
Zyrtarët në Kiev kanë sugjeruar se ata mund të shkëmbehen në një shkëmbim të burgosurish, por disa zyrtarë rusë kanë bërë thirrje që ata të përballen me gjyq apo edhe ekzekutim për akuzat e “terrorizmit”.
“Gjykata do të marrë një vendim për ta. Për krime të tilla ne kemi formën më të lartë të dënimit në DNR – dënimin me vdekje. Të gjithë të burgosurit e luftës janë në territorin e DNR-së,” tha Sirovatko./m.j