Për të çuar çështjen e ndarjes së detit, Greqia dhe Shqipëria do të presin ikjen e Presidentit ilir Meta.
Deklaratën e ka bërë në një intervistë për mediat greke ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pak ditë pas vizitës së tij në Tiranë. Kryediplomati grek është shprehur se Meta ende nuk ka dhënë autorizim për këtë çështje.
Duke iu kthyer kësaj çështje, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ka paditur Ilir Metën tek Dendias.
“Rama ka paditur Metën tek Dendias. Por Edi Rama që padit atë, nuk i ka dërguar deri më sot asnjë kërkesë Presidentit. Ai e padit se më refuzon autorizimin për negociatat në një kohë kur nuk ka dërguar kërkesë.
Kuptojeni vetë se çfarë malli është. Unë mund t’i vë shumë epitetet. Dendias i ka përmendur lidhje me Korfuzin.
Por akti i padisë, përbën një akt të ulët. Dy fjalë. A mund të ecet kështu ?
“Nëse Presidenti nuk i firmoste ai duhet të informonte shqiptarët dhe jo të ankohej. Kë përfaqëson ky ? Ky është shteti ia atyre që vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin ditën. “ tha Berisha.
I cili me sa duket ben sikur harron se ka qene vete ai qe me firme dhe me vule i falin “Detin” Greqise dhe vetem vendimi i Gjykates Kushtetuese qe e rrezoi kete marreveshje, beri qe Shqiperia te mos humbe territor./m.j