Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe disa bashki, do të organizojnë aktivitetin sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë” që do të mbahet në datat 31 maj dhe 1 qershor.
Për këtë arsye policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Krahas masave, janë bërë me dije edhe oraret që do të ketë bllokim të rrugëve për dy ditët në vijim.
Ditën e martë, ora 15:30-18:30, do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, ndërsa të mërkurën, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi Korçë-Pogradec-Qafë Thanë.
/a.r