Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë nuk do të jetë konsensual. Raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit me shumicë të cilësuar dështoi, pasi palët politike nuk depozituan asnjë kandidaturë.
Në seancën e sotme e PD të Enkelejd Alibeajt nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Në këtë mënyrë i hapet rruga Partisë Socialiste për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës.
Në raundin e katërt do të jenë socialistët ata të cilët do të sjellin propozimin e tyre për ta votuar në Kuvend. Kandidatura e PS do të jetë rrjedhimisht edhe presidenti i ri i republikës.
Deri në raundin e tretë, sipas marrëveshjes duhet të sillte propozime vetëm opozita, pasi socialistët pranuan draftin e Enkelejd Alibeajt. Mirëpo, demokratët u tërhoqën, duke akuzuar PS për shkelje të marrëveshjes.
Sakaq, në mbledhjen e Konferencës së Kryeytarëve do të caktohet edhe raundi i katërt. Sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me 71 vota, duke mos kërkuar rrjedhimisht konsensusin e detyruar.
g.kosovari