Raundi i tretë dhe mundësia e fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri konsensual mes maxhorancës dhe opozitës është djegur.
Komisioni i Ligjeve, që u mblodh këtë mëngjes, ashtu si dhe dy raundet e para, nuk i ka dërguar asnjë emër kandidati në raportin e saj seancës plenare që do të mblidhet pasditen e 30 majit.
Ndonëse deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë emër si kandidat potencial, radha është te PS, e cila i ka votat të mjaftueshme për të përcaktuar kreun e ri të shtetit.
Në qoftë se në 3 raundet e para, Presidenti zgjidhej me shumicë të cilësuar prej 84 votash, tashmë në dy raundet e mbetura, maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash, nga 74 mandate që ajo ka në Kuvend.
g.kosovari