Zelensky vizitoi trupat në vijën e frontit pranë Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, shpërndau çmime dhe dhurata dhe falënderoi ushtarët për shërbimin e tyre.
“Ju po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” tha ai.
“Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdesu”, shtoi Zelensky.
Vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti. Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje. Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.
Nje orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv.
Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë zbutur, por nuk është zhdukur plotësisht./m.j