Horoskopi i Dashit
Pesë yje për Dashin. Në dashuri keni shumë gjëra për të bërë dhe këto ditë jeni më në formë se zakonisht. Por ka edhe më shumë: historitë e lindura për argëtim mund të bëhen të rëndësishme, thjesht duhet ta lini veten të shkojë pas rrjedhës së gjërave sepse ndoshta do të takoni personin e duhur, por në një qytet tjetër.
Në punë mundohuni të rikuperoni: kënaqësitë nuk mungojnë, por duhet të zgjidhni disa probleme që lidhen me të shkuarën.
Horoskopi i Demit
Pesë yje për Demin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe duhet të përfitoni nga ky moment. Yjet janë me ju, e enjte e mirë sepse do të triumfoni: jeni shumë më të sigurt dhe të disponueshëm, gati për të dashuruar.
Në punë, Hëna të shtunën do të jetë në anën tuaj dhe mund të nervozoheni sepse ndiheni të lënë pas dore. Mos u dorëzoni sepse gjithçka do të përmirësohet: qielli është pozitiv!
Horoskopi i Binjakëve
Katër yje për Binjakët. Lajm i mirë për ndjenjat sepse Marsi është në anën tuaj dhe nëse keni mbyllur një histori të keqe tani duhet të përpiqeni të ecni përpara. Afërdita ju mbështet, edhe më shumë sidomos nga fundi i qershorit. Dhe, me Saturnin të favorshëm, thjesht duhet të filloni përpjekjet për të gjetur njeriun që ju përshtatet.
Në punë shumë shpejt do të mbërrijnë konfirmimet dhe gjithçka po shkon mirë. Me pak fjalë, më mirë se kaq nuk bëhet!
Horoskopi i Gaforres
Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri ka pak mjegull, disa marrëdhënie nuk janë të qarta dhe nuk është e lehtë të gjesh qetësi. Për ju, shoqërimi me njerëz të rinj, mjedise që nuk i njihni, është një problem: dëshironi të jeni me të tjerët, por nuk jeni plotësisht të lumtur dhe kjo është një pengesë për t’u kapërcyer.
Në punë ka shumë ulje-ngritje: kujdes me mosmarrëveshjet, jeni pak të lodhur sepse ju kanë bërë premtime, por jo të gjithë i kanë mbajtur ato!
Horoskopi i Luanit
Tre yje edhe për Luanin. Në dashuri gjatë kësaj kohe jeni shumë më i disponueshëm se zakonisht, por kujdes nga marrëdhëniet e vështira sepse Venusi është në dizavantazh. Ndonjëherë jeni të lodhur, nervozë, të shqetësuar dhe duhet të ndaloni për një sekondë për të kuptuar se çfarë nuk po shkon.
Në punë bëni mirë të realizoni projektet tuaja, por kujdes nga problemet e vogla që keni për të kapërcyer! Më mirë të lini mënjanë krenarinë, të paktën një herë të vetme!
Horoskopi i Virgjëreshës
Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Afërdita është në anën tuaj, kështu që në dashuri ju duhet vetëm që të lini veten të shkojë pas rastësisë. Nëse i keni dhënë fund një lidhjeje, keni edhe një shans për ta rikuperuar atë, por duhet të jeni vërtet të guximshëm. Kujdes nga marrëdhëniet dhe polemikat me të lindurit në shenjën e Peshqve ose Binjakëve.
Në punë, lajmet po vijnë, por ka pak siklet tek ditët e hënë dhe e martë: më mirë të bëni kujdes dhe të jeni vigjilentë!
Horoskopi i Peshores
Tre yje dhe për shenjën e Peshores. Në dashuri ju është dashur të përballeni me një krizë, por ende nuk jeni gati ta braktisni lidhjen. Mundohuni të mos merreni me histori ‘të kota’, sepse mund të lidheni me një të tillë dhe të mos jeni plotësisht të qetë.
Në punë jeni të zgjuar, por duhet të kuptoni dhe ku janë kufijtë: nuk mund të nxitoheni, ndonjëherë duhet të bëni edhe kompromise!
Horoskopi i Akrepit
Tre yje janë dhe për shenjën e Akrepit. Afërdita është në dizavantazhin tuaj, ndaj tani në dashuri mund të vini gjithçka në pikëpyetje. Ndoshta doni të jeni vetëm, nuk doni të grindeni: Duket se tani doni aventura të këndshme, pa kokëçarje, thënë troç, marrëdhënie të rastësishme. Prandaj, tani nuk doni të jeni me dikë në lidhje. Në këtë pikë bëni kujdes me stresin.
Në punë, përpiquni t’i trajtoni me qetësi polemikat. E shtuna nuk do të jetë dita më e mirë, ju rekomandoj të ruani paratë (dhe të vrojtoni mënyrën si po i përdorni)
Horoskopi i Shigjetarit
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, nëse lind një histori gjithçka është duke shkuar ose do të shkojë shumë mirë. Mundohuni të mos mendoni se sa do të zgjasë: duhet të jetoni gjithçka me qetësi dhe duke e lënë veten të shkojë pas pasionit.
Në punë gjendja po përmirësohet dhe kjo, sidomos për ata që kanë aktivitete në negociata. Do të jetë një javë shumë interesante dhe pozitive!
Horoskopi i Bricjapit
Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri nuk duroni dot njerëzit që ndryshojnë gjithmonë mendje, por tani ka ardhur koha që të shpalosni argumentet tuaja. Qielli premton gjëra të mëdha, por duhet të qartësoni zemrën, të flisni me partnerin/en dhe të kuptoni se çfarë nuk shkon, sidomos të shtunën.
Në punë ka nga ata që po studiojnë strategji dhe aleanca të reja për të realizuar projekte shumë të rëndësishme për të ardhmen!
Parashikimet për Ujorin
Tre yje për Ujorin. Në dashuri po vijnë emocione të bukura, shumë të rëndësishme, por duhet të përpiqeni të jetoni dhe të tashmen. Nuk po duroni dot xhelozinë dhe obsesionin. Në këtë vorbull, kini kujdes nga diskutimet të shtunën.
Në punë, është më mirë të qëndroni të qetë: mund të bëni kompromise, por gjithmonë me kujdes. Ndryshime po vijnë!
Horoskopi i Peshqve
Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri, nëse keni dikë që ju pëlqen, duhet të veproni (dhe ta bëni menjëherë). Kini kujdes, megjithatë, të martën dhe të mërkurën. Në përgjithësi java do të jetë interesante sepse do të jeni shumë më të qetë. Por priten grindje me Binjakët dhe pasion me të lindurit në shenjën e Gaforres.
Në punë vijnë lajme të mira, së shpejti do të shijoni fryte të punës tuaj. Jeni duke realizuar projekte të mira, ndaj ky është momenti juaj: mjaft më me frikën dhe pasiguritë që shpesh ju kaplojnë!/m.j