Ngjarje e frikshme në Prishtinë.
Një i ri ka tentuar të vrasë rojen e sigurimit të një klubi nate pasi ai e pengoi që të hynte brenda tij.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm te “Përroi i Njelmët”.
Drejt K.P., që punonte tek sigurimi i klubit “Zone Club”, është qëlluar me kallashnikov dhe ka mbetur i plagosur. Policia u vu në ndjekje të autorit he gjatë kontrollit të personit të dyshuar, ka gjetur disa gëzhoja të armës.
Veç kësaj, agresori ka dëmtuar edhe makinën e sigurimit.