Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar 3111 vende të lira pune, të shpërndara përkatësisht në 65 qytete në vend.
Çdokush që plotëson kriteret e kërkuara mund të kandidojë nëpërmjet aplikimit online pasi faqja zyrtare e shërbimit kombëtar të punësimit u jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin e punës që dëshirojnë të punësohen.
Për të kryer këtë procedurë, ata duhet të jenë të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk është krijuar një llogari personale, qytetarët kanë të drejtë të vizitojnë të gjitha ofertat e punës, por nuk u jepet mundësia e aplikimit për një vend pune.
Të drejtën për të aplikuar, ata e marin pas krijimit të profilit të punëkërkuesit që përmban të dhëna si: emri, mbiemri, ditëlindja, nr.kartës së identitetit, gjinia, adresa email etj.
Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi automatikisht u dërgon fjalëkalimin në adresën e postës elektronike i cili mundëson dhe aksesueshmerine ne faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.