Pesë vjet pas filmit “The Square”, suedezi Ruben Ostlund fitoi sonte Palmën e dytë të Artë në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë me “Without Filter” (”Pa filtër”), një satirë e këndshme e super të pasurve dhe luksit, padyshim filmi më argëtues i ngjarjes.
Euforik në skenën e ”Grand Théâtre Lumière”, suedezi me një humor therës iu bashkua, në moshën 48-vjeçare, klubit të çifteve, përfshirë vëllezërit Dardenne dhe Ken Loach.
“E gjithë juria u trondit nga ky film”, tha Vincent Lindon, presidenti i jurisë.
“Kur e nisëm këtë film, kishim vetëm një qëllim: të përpiqeshim të bënim një film që t’i interesonte publikut dhe ta bënte të mendonte në mënyrë provokative”, tha suedezi duke marrë çmimin e tij.
“Without Filter” ndjek aventurën e Yaya dhe Carl, një çift modelesh dhe influencerash në pushime në një lundrim luksoz.
Por, një udhëtim që kthehet në fatkeqësi.
Në një lloj “Titaniku” të përmbysur, ku më të dobëtit nuk janë domosdoshmërisht humbësit, filmi zbërthen burimet e klasave nga lart poshtë: të pasurit kundër të varfërve, por edhe burrat kundër grave dhe të bardhët kundër zezakëve.
Regjisori ktirikon pa kompromis kapitalizmin dhe teprimet e tij.
I rritur nga një nënë komuniste, duke e përcaktuar veten si “socialist”, suedezi nuk iu dorëzua lehtësisë së “përshkrimit të të pasurve si njerëz të këqij”, por përkundrazi “të kuptonte sjelljen e tyre”, thotë ai.
Pas “Play” (2011), “Snow therapy” (2014) dhe “The Square” (2017), Ruben Ostlund vazhdon të zbërthejë konventat shoqërore dhe dilemat morale.
/a.r