Guvernatori Gent Sejko, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë! Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.Prehu në paqe President Bujar Nishani!”, mesazhi i ngushëllimit nga Guvernatori Sejko.