Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Paloka shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.
MESAZHI I PALOKËS
Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!
g.kosovari