Presidenti Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Boris Johnson për “forcimin e mbrojtjes të Ukrainës dhe zhbllokimin e porteve” ndërsa lufta po vazhdon, shkruan skynews.
“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, zhvillova një tjetër tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e bashkëpunimit për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant.
Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet,” tha Zelensky në një postim në Twitter.
Ditën e djeshme, kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe Zelenskyy diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të menaxhuar krizën ushqimore që po kërcënon vendet më të varfra në botë.
Bllokada ruse e porteve ukrainase ka penguar eksportin e drithërave, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë. Kremlini ka akuzuar Ukrainën për bllokimin e porteve ndërsa Ukraina i ka cilësuar veprimet ruse si “shantazh”.
g.kosovari