Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha foli me ironi për të gjithë ata që vjedhin natën dhe ditën bëjnë thirrje pro amerikane. Ndërsa nuk hezitoi të thumbonte sërish Amerikën duke thënë se është mbështetëse e plaçkitësve.
“Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushet kur të qëndrojnë besnikërisht në ADN shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika. Ky është qëndrimi më anti-amerikan që mund të mbahet. Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks.
Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni ynë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike!”, tha Berisha.
g.kosovari
A ti degjon njeri thirmat zoti Sali ?