Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS, Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblesë Parlamentare të NATO.
Zgjedhja e saj u bë pas një votimi në mënyrë unanime. Ndërkohë në Vilnius të Lituanisë po mbahet Sesioni i Pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO.
Në fokus të këtij sesioni, i cili ishte parashikuar të mbahej në Kiev po diskutohet situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.
g.kosovari