Në Porto Romano do të ndërtohet një bazë detare e NATO-s, lajmi ëhstë dhënë në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.
I ftuar në studio eksperti Geri Selenica, tha se nga projekti që ka parë është se baza detare e NATO-s do të ndërtohet në Porto Romano dhe jo në Pash Aliman ashtu siç ëhstë aluduar në media, pasi do të lidhet me hekurudhën, gjë që nuk e mundëson porti i Pash Alimanit.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Kryeministri Rama tha se bëhet fjalë edhe për një bazë detare, që mesa duket do të jetë bazë e NATO-s. ajo që njerëzit kanë aluduar bëhet fjalë për Pash Alimanin, por në hartë duket sikur bëhet fjalë për Porto Romanon?
Selenica: Me logjikën time baza kryesore logjistike duhet të jetë Porto Romano, me sa pashë në projekt ishte një bazë shumë e bukur, ku mund të mbajë një aeroplan mbajtëse. Unë besoj se kryeministri e ka patur për Porto Romanon, dhe kjo ka logjikë. Ne i dërguam një letër qeverisë amerikane, për ta konsideruar si bazë. Baza kryesore është Aleksandropulis në Greqi, por me krizën që ka nisur në Ukrainë, duhet një plan rezervë.
Karadaku: Pse është Porto Romano dhe jo Pashë Alimani?
Selenica: Sepse atje nuk ke hekurudhë. Ju e patë që tanket në Ukrainë u transportuan vetëm, përmes hekurudhës.