Tifozët e mbërritur në Tiranë për finalen e madhe të Conference League” e luajtur në stadiumin “Air Albania”, përveç trazirave ofruan edhe “shumë dashuri.”
Gazetarja Glidona Daci, e cila po raportonte në terren duke intervistuar tifozët, u bë virale në rrjetet sociale pasi mori tre puthje brenda 24 orëve nga tre tifozë të ndryshëm.
“Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, konçize në çdo gjë që them. Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”.