Çështja e presidentit vijon të mbetet ‘pika e nxehtë’ e politikës në vend. Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, edhe pse nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të partisë, e ka mbështetur bojkotimin e opozitës në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se tendenca e Partisë Socialiste është të nxisë sa më shumë sherrnajat e brendshmbe brenda PD-së dhe shtoi se maxhoranca tentoi të kishte opozitën pjesë të procesit, për të shkuar drejt ideve të veta.
Gjekmarkaj: : Ka resurse njerëzore dhe politike që mund ti shërbejnë vendit, duhet ti merret leje personit që do i përdoret emri sepse do të digjej dhe krijohet një gjendje krahasimi. Opozita mund të kishte nxjerrë emra të tillë por tendenca është të shtohet sa më shumë sherrnaja e brendshme e opozitës. Ai grup që është mbledhur sot ka marrë vendimin e duhur për të bojkotuar këtë lloj farse. Maxhoranca tentoi të kishte opozitën pjesë të procesit, për të shkuar drejt ideve të veta
Gjiknuri: Negociatat nuk ka asnjë lloj problemi të zhvillohen në këtë mënyrë, tradita ka qenë edhe ne vitin 2012 dhe është krejt normale të diskutohet në këto nivele. Ky grup këshillon dhe jep mendime, faciliton bisedën. Rama është një njeri që dëgjon, prevalon mendimi i tij. Partia politike ka një lider që konsultohet me bordin drejtues, testohet opinion i grupit parlamentar. Unë si kryetar i partisë marr opinionin e deputetëve të mi. Rama dha një ide, që është gati për kompromis dhe nga ana tjetër hoqi ngarkesën politike duke mos vënë deputetë. Presidenti ka disa kompetenca të kufizuara. Mbase Meta priste që në 2017 të kishtenjë rezultat tjetër, priste fitoren e LSI-së por nuk i doli ai plan. Me logjikë politike mendoj se ata kanë qenë më me dilema për sa i përket bojkotit por jo se nuk e kanë mbështetur. Dikush u pendua dhe tani është ky rezultat. Meta është një njeri me eksperiencë politike, e pa që PD hyri në një rrugë dhe nëse nuk do të kthehej mbrapsht do të ishte në këtë fazë që është sot. Nuk është e vërtetë që Alibeajn e drejton Rama, ai është akoma kryetar i grupit parlamentar. PS-ja do të respektojë anën formale ndryshe do të bëhej palë me debatet e brendshme të PD-së.
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk ka ekzistuar kurrë një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit.
Ai u shpreh se maxhoranca po bën një show politik gjatë këtij procesi duke mos marrë asgjë seriozisht.
“Është në sytë e të gjithë opinionit publik se gjendja në PD nuk është e lehtë, jam shprehur që ishte e panevojshme që të kumbisnim kohë për kritere, kur s’na i kishte kërkuar njeri kriteret. Ka shumë të pakënaqur nga kjo qeveri, për banalitetin që është krijuar nga kjo qeveri.
Shqiptarët zbuluan që maxhoranca është e gënjeshtërt, nuk e kishte seriozisht të bashkëpunonte me opozitën, thjesht bëri show. PD i është rënduar situata përballë shqiptarëve se iu dha mundësia. Mundësia për të propozuar s’është asgjë.
Sa herë është shfrytëzuar e drejta kushtetuese nga opozita? Nuk është hedhur kurrë një pakt politik mes palëve. Kanë parë që nuk ka vokacion për këtë çështje, asnjë opozitë se ka bërë sepse e di që s’e merr”, tha Gjekmarkaj./m.j