Rajoni i Raguzës në Itali, u trondit ditën e djeshme nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit të saj.
Autori 28-vjeçar i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme, ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti i rëndë, kur vrasësi i 37-vjeçares godet atë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.
“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.
Kapja e 28-vjeçarity u bë e mundur për shkak të këtyre pamjeve të cilat u morën nga kamerat publike dhe private të zonëns. Po ashtu dhe dëshmitë e banorëve të lagjes kanë ndihmuar shumë autoritetet.