Më shumë se 580 mijë dollarë shkon shuma e parave të grabitura në Australi. Autorët e grabitjeve janë 3 shqiptarë, të cilët arritën në Melburn si turistë, por shumë shpejt, nisën aktivitetin e tyre kriminal duke grabitur nga bankomatet dhe kasafortat shuma të mëdha parash. Tre shqiptarët Simon Shehu, Gjergi “George” Nika and Marsel Boka, në bashkëpunim me një shtetas të huaj të quajtur Aniello Vinciguerra, tashmë janë arrestuar dhe po përballen me akuzat për 82 raste grabitjesh. Shqiptarët mbërritën në Australi me familjet e tyre me viza turistike në vitin 2012 dhe u vendosën në Tullamarine, Victoria. Pavarësisht se nuk ishin në gjendje të punonin në mënyrë të ligjshme, policia kontrolloi të dhënat bankare dhe pa se në emër të tyre kishte pasuri të konsiderueshme, shuma të cilat nuk justifikoheshin se si ishin siguruar. Policia ende nuk ka përcaktuar rolin specifik të secilit prej shqiptarëve në bandën e plaçkitësve. Por hetuesit pretendojnë se janë pjesë e një organizate të përbashkët kriminale, në të gjitha grabitjet.