Kur përmendet emri Jules Verne të gjithë njerëzit menjëherë mendojnë për librat e tij më të famshëm: “Udhëtim në qendër të Tokës”, “20 mijë milje nën det”, “Ishulli misterioz”, “Nga Toka në Hënë”, “Rreth botës për 80 ditë”. Unë gjithmonë e kujtoj ngazëllimin me të cilin më gllabëruan tre titujt e parë kur isha në klasë të gjashtë dhe të shtatë. Me këto histori aventurash në “udhëtime ekstraordinare”, që Verne i quante udhëtime plot mrekulli, deri më tani mbesin të pakrahasueshme, shkruan “Koha Ditore”. Në Francë, shumica e veprave të para të Vernes u paraqitën si pjesë e serive edukative për të rinjtë. Këto edicione “Hetzel” origjinale – të kërkuara nga shumë koleksionues – ishin të shumta në volume, me kopertina me dizajn të parashutave, më pas me elefantë dhe ngjyra ekzotike derisa vetë tekstet ishin të ilustruara me vizatime