Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pukë, ku ka mbetur i plagosur me armë një 11-vjeçar.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjegjan dhe se 11-vjeçari është plagosu me armë zjarri në këmbë.
Fëmija i mitur është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
Sipas informacioneve paraprake i mituri po dërgohet në spitalin e Pukës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ai ka marrë një plagë në këmbë.
Ende nuk duhen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes./m.j