Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u pyet sot nga gazetaret nese qeveria po pret zgjedhjen e kreut te ri te shtetit per te vijuar me negociatat me Greqine per çeshtjen e detit dhe dergimin e dosjes ne Hage per mosdakordesite mes dy shteteve.
“Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi”, theksoi ministrja ne komunikimin me mediat pas mbledhjes se qeverise.
Pyetje: Çështja e detit me Greqinë do të shkojë në Hagë, e ka bërë qeveria gati dosjen apo pret të ndryshohet dhe presidenti i Republikës që mos u kthehet si ka ndodhur në një moment kur ishte gati të kishte marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë?
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka: Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi.
Kur koha të vijë do ulemi për ta dakordësuar një kompromis të tillë sipas detyrimeve ligjore që kërkon gjykata ku do e çojmë çështjen.
g.kosovari