Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria si vend anëtar e NATO-s është e sigurt dhe nuk ka kërcënim nga rreziku rus. I pyetur nga gazetarët, pse Shqipëria u armatos me raketa anti tank, Peleshi u shpreh se kjo ka qenë e planifikuar para agresionit rus.
“Ka qenë e paplanifikuar më parë, para se të fillonte agresioni rus. Pra nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me agresionin, por natyrisht ky agresion na ka vënë para një fakti që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e FA.
Ne po i shtojmë fondet dhe planet tona për një modernizim të Forcave të Armatosura, por edhe përmirësimit të infrastrukturës tonë.
Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk është se kemi një kërcënim konkret para të cilave duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Ne jemi në NATO dhe artikulli 5 i NATO mbron cdo territor të shtetit anëtar.
Nuk behët fjalë për një rrezik i vendeve të NATO-s, por nga ana tjetër NATO për të parandaluar çdo kërcenim që vjen nga lindja ka forcuar krahun lindor. Krahu lindor i NATO në kufi me Rusinë është një përqendrim forcash, që vetëm ai krah e tejkalon forcë e rivaleve të vlerave tona në lindje”, tha Peleshi.
g.kosovari
S,ka budallenj qe te mendojë që Rusia nga Deti i ngrirë i Veriut ,do të vijë të na pushtojë Kjo është një tallje e madhe për shqiptarët.Populli vëlla rus më 1946-1960 ka ndihmuar Shqipërinë me grurë misër,me teknologji,me studime falas për bijtë e Shqipërisë dhe sot mund të mos jemi dakord me politikat agresive të Putinit,por s,kemi pse të mendojmë se do vijë Ariu Siberian të na janë ne.Edhe unë e quaj NATOn pakt ushtarak agresiv se bashke me SHBA kanë pushtuar Irakun Libinë Sirinë Tunizinë Marokun Egjiptin El Salvador Granada Panama Bosnja Sudan Libi Siri etj.Më kundërshtoni dot? Janë fakte kokëfortë dhe turpëruese për ne shqiptarët që bëjmë pjesë në këtë pakt pushtues,në vend të ishim neutral,si Enver Hoxha pas vitit 1960.Shajeni Enverin sa të doni.Por Ai ngriti lart emrin e nderuar Shqiptar dhe nuk ka ushtri të huaj të shkelte kufirin shqiptar dhe jo më të ndërtonte baza ushtarake vrasëse në territorin shqiptar.Thirrini mendjes ç,po i bëni Shqipërisë!
Po ti o i uruar s,ke ushtri shqiptare.Tallesh ti me 6000 ,ushtarë që ka Shqipëria? Edhe Gjermania Italia janë në NATO, por kanë ushtri të fuqishme,jo si ne që e katë Shqipërinë lakuriq