Zbardhen diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj paraditen e të enjtes, ku diskutohet për qëndrimin që do të mbahet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Panorama raporton se PD është drejt braktisjes së procesit në raundin e tretë pasi akuzojnë kryeministrin për thyerje të marrëveshjes.
Gazment Bardhi: Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do një president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin.
Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë
Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe s’ka asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen.
Jorida Tabaku: Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi edhe këtë herë që nuk ju qëndron marrëveshjeve.
Në mbledhje deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë qenë në të njëjtën linjë mendimi kur kërkuan: “t’i japim fund pjesëmarrjes tonë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
g.kosovari