Sot në orën 10:30, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhje e grupit Parlamentar të PD-së. Në këtë mbledhje priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Kujtojmë se të hënën e 30 majit do të mbahet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Raundi i parë dhe i dytë dështoi për nxjerrjen e një emri nga radhët e opozitës, sakaq konferenca e kryetarëve sërish nuk prodhoi konsensus mes palëve.
Nga ana e opozitës, kryetari i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi socialistët se kërkon një president të vetin, dhe jo të gjitha forcave dhe neutral. Nga ana tjetër Taulant Balla i kërkoi të propozojë emra, pasi sipas marrëveshjes deri në raundin e tretë do të jetë opozita që propozon emra.
Megjithatë për sa i përket marrëveshjes që ishte arritur, të dy palët akuzojnë njëra tjetrën se janë tërhequr nga ajo, ndërsa Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.
Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, në orën 10 dhe është i fundit ku duhen të paktën 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen.
g.kosovari