Mbrëmjen e sotme po luhet në “Air ALbania Stadium” ndeshja finale e Conferenca League mes Romës dhe Feyenoord, e cila është aktualisht 1-0 në favor të verdhezinjve.
Tifozët romanë të cilët nuk patën mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë, janë mbledhur në mitikun “Olimpico” ku po ndjekin të gjithë sëbashku atë që po ndodh në Shqipëri.
Pas shënimit të golit nga ana e Nicola Zaniolos në Tiranë, përveç tifozëve që kanë shpërthyer në “Air Albania” edhe “Olimpico” është mbytur nga brohorima gëzimi.
#ConferenceLeague – #Zaniolo sblocca la sfida #RomaFeyenoord: esplode l’Olimpico
👉 @dariomarchetti7 pic.twitter.com/y7torNlvYt— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 25, 2022
/e.d