3 ditë nga afati për dhënien e një emri sa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Enkeled Alibeaj ka thirrur mbledhje të grupit parlamentar të PD-së të nesërmen paradite.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet pikërisht për këtë proces, pasi kujtojmë se dy raunde janë djegur.
Opozita dhe mazhoranca arritën dakordësinë, që propozimet në 3 raundet e para ti bënin grupet parlamentare të opozitës, e në rast se në Kuvend nuk çohet asnjë kandidaturë dhe këtë të dielë, radhën e ka PS.
Njoftimi:
“Përshëndetje! Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Ju faleminderit!”
/e.d