Tifozët e Romës janë optimistë se skuadra e tyre e zemrës do të triumfojë mbrëmjen e sotme te “Air Albania”, në sfidën me Feynoord-in e Holandës.
Ndërkohë, që ka nisur prej orës 18:00 hyrja në stadium për tifozët që kanë biletë, ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një të tillë, janë pozicionuar te “Fan Zone” te amfiteatri i Liqenit Artificial.
Një situatë festive dhe tepër entuziaste. Në këtë zonë dedikuar për romanët ka festë, muzikë, ndërsa tifozët i shijojnë duke konsumuar birra.
Janë të shumtë gjithashtu edhe qytetarët e Tiranës, që u janë bashkuar tifozëve të Romës, duke mbështetur kështu skuadrën italiane.
Finalja e Conference League nis në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo është hera e parë që një kompeticion i rëndësishëm i UEFA-s zhvillohet në Shqipëri./m.j
.