Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur numrin e vizitorëve të cilët kanë hyrë në vendin tonë nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se më shumë se 20 mijë vizitorë kanë hyrë në vendin tonë në 48 orët e fundit.
“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai./m.j