Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për hapat që ka ndërmarrë për trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa ka falënderuar presidentin Ilir Meta, si si një nga organizatorët e forumit.
Në fjalën e saj në në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Yuri Kim tha se trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e rëndësishme që mbledh të gjithë vendet bashkë.
Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore, tha Yuri Kim.
“ Është çështje e rëndësishme që na mbledh të gjithëve bashkë. Për 4 mijë vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë plotësisht të pranuara.
Trafikimi , skllavëria është e ndaluar. Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore.
Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar personat e dyshuar për trafikim. Viktimat e trafikimit duhet të jenë të përshtatura, po flasim për qenie njerëzore me emër me fytyrë. Qeveria ka miratuar një plan kombëtar për trafikimi, por mbetet ende shumë punë për tu bërë.
Çdo vit DASH publikon raportin jo për të kritikuar por ndihmuar si udhërrëfyes për bashkëpunim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë vit pati rritje të ndjekjeve penale e dënimeve të trafikantëve duhet të kthehet në prirje vjetore për të treguar vendosmëri të vazhdueshme për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore.
Ekziston vullneti dhe të gjitha nivelet e lidershipit pavarësisht nga kahësia, ekziston vullneti për të adresuar, duhet të identifikojmë rrugën për të vijuar përpara. Me rëndësi të mos kemi jo thjesht forca nga SHBA, por dhe vendet fqinje për të dalluar që kjo është çështje rajonale dhe ndërkufitare”, tha Yuri Kim,” tha Yuri Kim.
Në forum morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të Qeverisë, si dhe personalitete të ndryshme.