Shqipëria është në sytë e gjithë botës, teksa të mërkurën në orën 21.00 në kryeqytet luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord (Air Albania).
UEFA ka postuar në rrjetet sociale, stadiumin duke thënë se është i mrekullueshëm dhe se të rinjtë tashmë mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm.
“Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin për Arenën Kombëtare të Shqipërisë: “Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të saj të futbollit.
Tani, të rinjtë në mbarë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm.””, thuhet në postimin e UEFA-s./m.j